Connect with us

Komenti pas humbjes / Partizani meriton një “sa bukur flisni ju artistët”

Video

Komenti pas humbjes / Partizani meriton një “sa bukur flisni ju artistët”

Komenti pas humbjes / Partizani meriton një "sa bukur flisni ju artistët"L. Çela

Sport

parti1

“Dashuria për legjendën nuk mbaron kurrë… sikur edhe bota të përmbyset!”.

Ky ishte postimi i fundit në Facebook i Partizanit sot, pas humbjes me Laçin. “Sa bukur flisni ju artistët”, të vjen të thuash!

Nuk jemi te “Zonja nga Qyteti”, por një gjë është e sigurt: personi ose personat që kanë ende guximin të shkruajnë të tilla mesazhe në një faqe publike të klubit të Partizanit, pasi kanë shkatërruar një sezon plot ëndrra dhe pritshmëri, meritojnë që të quhen “Koçi”. Në kufi të humorit, ndoshta duke cikur paksa sarkazmën.

Ndoshta, dikush duhet t’i thotë atij që e ka shkruar këtë fjali se është momenti më i mirë që të heshtin të gjithë dhe të dëgjojnë atë që kanë për të thënë tifozët, të vetmit të cilëve u lejohet ta thonë apo shkruajnë atë mesazh.

Nëse nuk e keni kuptuar se po flisni për një klub që në të gjithë shtrirjen gjeografike të Shqipërisë numëron një të tretën e popullsisë, atëherë ndoshta duhet të bëni një ripërsëritje të historisë.

Të vjen të qeshësh, kur e lexon, por të vjen edhe të qash duke parë renditjen e kampionatit dhe skuadrën e kuqe 15 pikë larg kreut, kur sapo ka nisur faza e dytë.

Dhe, nëse Laçi në dy ndeshje të shënon tri gola dhe ti nuk i shënon dot asnjë, atëherë – me gjithë respektin për skuadrën kurbinase – më mirë ul kokën dhe shko puno!

Po, po! Shko puno, sepse tifozët nuk meritojnë t’i vësh në lojë! Jo tani, jo pasi kanë provuar edhe ditë më të këqija se këto, madje atëherë kur nuk shihej fundi i tunelit.

Tani përkthejeni këtë mesazh edhe në italisht dhe portugalisht, ta kuptojnë Moggi dhe Bebeto, ata që menduan që të vinin në Shqipëri për të hapur një llogari bankare më shumë dhe jo sepse duan t’ia dinë se për cilin klub punojnë. Anton Cicani

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top