Connect with us

Koreja e Veriut paralajmëron: Lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment

Kuriozitete

Koreja e Veriut paralajmëron: Lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment

Koreja e Veriut paralajmëron: Lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment

Situata në gadishullin korean ka arritur “një pikë delikate dhe lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment”.

Paralajmërimi i ashpër vjen nga zv.ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Kim In Ryong, i cili foli këtë të hënë gjatë një mbledhje të komisionit për çarmatim.

Ai deklaroi se Koreja e Veriut mbështet eliminimin total të armëve nukleare dhe sforcimin për çarmatim prej armëve bërthamore, por shtoi se megjithatë nuk mund të firmosë traktatin për çarmatim, për shkak të kërcënimit prej Amerikës.

Duke përmendur liderin Kim Jong Un, “asnjë vend në botë nuk ka pësuar një kërcënim bërthamor direkt nga ana e SHBA në kaq shumë kohë”.

Kim paralajmëron se SHBA do të jenë në shënjestër të zjarrit të Koresë së Veriut, “nëse do guxojnë të pushtojnë territorin tonë të shenjtë”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top