Connect with us

“Tahiri në trafikun e drogës”, Kryemadhi: Bashkë me PD kundër krimit

Kuriozitete

“Tahiri në trafikun e drogës”, Kryemadhi: Bashkë me PD kundër krimit

“Tahiri në trafikun e drogës”, Kryemadhi: Bashkë me PD kundër krimit

Dalja e përgjimeve nga hetuesit italian pas shkatërrimit të një bande që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, ku përmendej emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka afruar Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pak minuta pasi Lulzim Basha, deklaroi se Edi Rama shiti Tahirin për të shpëtuar veten dhe paralajmëroi se ditën e nesërme, e mërkurë, do të thërrasë në tryezë një front të gjerë opozitar, reagon kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat prag mbrëmjen e sotme tha se krimi është ulur këmbëkryq dhe se kjo është një prej situatave nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria.

Ajo deklaroi se çdo shqiptar ndihet më i rrezikuar se kurrë në vendin e tij dhe se shteti i kriminalizuar nga Edi Rama ka kompromentuar rolin e policisë dhe politikës shqiptare.

“Sot të gjithë shqiptarët janë bashkë pasi të gjithë janë të rrezikuar. LSI është forcë e qytetarëve kundër bandave dhe krimit, do i shërbejë vendit kundër bandave në rrugë dhe pushtet”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, Tahiri është një nga hallkat që lidh Ramën me krimin, por tha se ka shumë hallka të tjera që nën drejtimin e Ramës pastrojnë paratë e krimit të organizuar.

Kryemadhi deklaroi se mund të ketë shumë pika që ndajnë LSI me PD dhe partitë e tjera, por deklaroi se “çështja që na bashkon është vullneti kundër krimit të organizuar dhe bandave dhe që do e çojmë deri në fund”.

Ajo tha se atdheu ndihet në një moment të rrezikuar, ndaj deklaroi se duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për ti dalë përpara të keqes që rrezikon Shqipërinë.

“Mbështes qëndrimin e zotit Bash për një tryezë politike për luftën ndaj bandave”, tha Monika Kryemadhi. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top