Connect with us

Kreu i PBDNJ: Ramës t’i pritet fjala. KM: Dule dhe “qirie” Saliu ku i patë fjalët raciste

Kuriozitete

Kreu i PBDNJ: Ramës t’i pritet fjala. KM: Dule dhe “qirie” Saliu ku i patë fjalët raciste

Kreu i PBDNJ: Ramës t’i pritet fjala. KM: Dule dhe “qirie” Saliu ku i patë fjalët raciste

Diskutimet për Himarën e kanë tensionuar situatën në kuvend. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i dha "krahë" fjalëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i kërkoi llogari kryeparlamentarit Gramoz Ruçi se pse nuk ia kishte ndërprerë fjalën kryeministrit Rama.

"Kryekultivuesi mbajti një fjalim të spikatur me gjuhë urrejtje dhe përçarëse. Kur një deputet abuzon me gjuhë urrejtje dhe diskriminimi duhet të largohet nga foltorja. Kur abuzon me gjuhë urrejtje, kjo foltore shndërrohet në një foltore turpi, ngaqë ai nuk ka turp të bëhet”, u shpreh Dule.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i tha Dules se nuk është minoritar, por e përdor minoritetin për biznese politike.

“Nuk di ku i dëgjove fjalët raciste dhe e pe gjuhën e urrejtjes. Fola për një çështje që është çështje e këtij vendi dhe populli. As nuk shava kënd dhe as nuk lëshova gjysmë fjale me termat që sapo përmende. Mbase si minoritar të takonte dhe ta pyesje qirje Saliun çfarë kishte me atë të folurën tim në greqisht. Ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe nuk ke të drejtë të keqpërdorje siç e bëri qirje Saliu. Ti minoritetin e ke biznes politik”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri i është drejtuar Berishës duke i sqaruar se prishjet e ndërtimeve në Himarë nuk kanë lidhje me masterplanin, por sipas tij bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës.

“Tani qirje Saliu fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës, kopshtin, ndërtesën e re të bashkisë së Himarës, dhe përfundimin e projektit të bashkisë së Himarës. I ngatërrove dy gjëra. Unë nuk vij këtu (sali) me librin tënd të shtëpisë.

E dyta qirje Saliu Shqipëria është nën akuzë nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty dhe që të takonte ty është që kur të vije këtu të mos flasësh nga havaja por si ish kryeministër i Shqipërisë”, shtoi Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top