Connect with us

Kryemadhi: Rama të dorëzojë Tahirin, është kthyer në një lolo televizionesh

Kuriozitete

Kryemadhi: Rama të dorëzojë Tahirin, është kthyer në një lolo televizionesh

Kryemadhi: Rama të dorëzojë Tahirin, është kthyer në një lolo televizionesh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Shkodër.

Duke u ndalur tek komentet e kryeministrit, kryetarja e LSI ka sulmuar Ramën lidhur me mbrojtjen që po i bën ish-ministrit Saimir Tahiri, akuzuar për lidhje me bandat kriminale në trafikun e drogës.

"Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama të dorëzojë lolon dhe të lërë drejtësinë të bëj punën e saj. LSI e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama një kryeministër në ikje i frikësuar. Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej teksa e cilësoi një kryeministër në ikje, Kryemadhi tha se Rama mendon për oligarkët dhe jo për qytetarët.

“Gjendja e varfërisë dhe papunësisë në Shqipëri alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë.

Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t'ia u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70.000 vende të reja pune", tha Kryemadhi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top