Connect with us

Kryeministri tregon si takoi Berishën në ‘91. Ish-Kryeministri zbulon çfarë fshehu Rama

Kuriozitete

Kryeministri tregon si takoi Berishën në ‘91. Ish-Kryeministri zbulon çfarë fshehu Rama

Kryeministri tregon si takoi Berishën në ‘91. Ish-Kryeministri zbulon çfarë fshehu Rama

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta, por edhe me akuza dhe kundërakuza.

Kryeministri Edi Rama, në një nga daljet e tij nga foltorja e Kuvendit, tregoi takimin e parë me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Jam takuar me Saliun në janar të vitit 1991. Shoku Sali atëherë, se ishte me teserën e partisë në xhep. Atëherë më tha mua, isha me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin, se ju doni të nxirrni llumin nga burgu. Sekretarin i parë i Partisë e ka kthyer PD-në në një karagjozllëk kombëtar. Ju nuk dini të bëni shtet, nuk dini të bëni punë, përveçse të ndërtoni fshatin tuaj të vogël në çdo zyrë. E mori nga Ramizi, ia la Ramizit xhunior. Qeshu Sali, qeshu se PD-ja është e jotja. Nuk ju them pse nuk bëtë stadiume sepse Saliu futbollin e ka luajtur me gurë. Këtu Saliu është i justifikuar. Tani shoku Ramiz, hajde fol këtu për drogën, për krimin, për narkoshtetin, fillo e merre fjalën”, tha Rama.

Por kjo fjalë e Kryeministrit, nuk mbeti pa reagim nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ai tha në nisje të fjalës se Ramës po i ngushtohet rrethi dhe se po ecën drejt një biruce ku e meriton.

Berisha e cilësoi si peshkun e madh që duhet të mbajë përgjegjësin për krimin monstruoz që i ka bërë vendit.

“Fole për një miting për 10 janar 1991. Memoria ime është e imja! Është e vërtetë që ke ardhur me dy vetë, si i përmende, por çfarë më tha? “Unë nuk flas si ti”, tha. Po ça do thuash, i thashë. Do them, tha, që ‘Në çdo shtyllë duhet të varet një komunist, një

anëtar i Komitetit Qendror’. Thuaje, i thashë, por mos harro të thuash edhe për babën tënd”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top