Connect with us

“Kujtoj se po vjen nëna sa herë shoh avionë”, gazetari shpreh brengën e tij përtej Atlantikut

Video

“Kujtoj se po vjen nëna sa herë shoh avionë”, gazetari shpreh brengën e tij përtej Atlantikut

“Kujtoj se po vjen nëna sa herë shoh avionë”, gazetari shpreh brengën e tij përtej AtlantikutL. Çela

Artikujt

ff

Gazetari i mirënjohur, Agim Xhafka, i cili jeton në SHBA, me një postim të fundit në “Facebook” ka shprehur në një mënyrë të veçantë dhimbjen që ndjen për mungesën e nënës.

Si gjithmonë original, Xhafka shkruan se përditë sheh avionë mbi shtëpinë e tij dhe kujton në çdo rast se po i vjen nëna për vizitë.

Ai ka kujtime për gjithçka nga vendlindja, edhe tani që ka njerëzit më të afërt pranë vetes në tokën e huaj.

Ja statusi që shkruan Xhafka:

AEROPLANI… Çdo cast, mbi shtëpinë në Georgia fluturojnë avionë të shumtë. Ata ma çojnë mendjen te të afërmit. Te kujtimet, brengat, dashuritë, gëzimet. Se avionët nostalgji transportojnë. Të gjithë janë të markës "Airlines Malli". Ndërsa unë kam ndjesinë e plotë se në çdo aeroplan gjendet me siguri nëna ime. Ajo vjen deri në Amerikë të më shohë. Ja, po ma bën me dorë nga dritarja! – Po mos u lodh në rrugë kaq të gjata, moj e shtrenjta ime! Unë jam mirë, top. Me familje të madhe, me nipër e mbesa. I qeshur, i gëzuar, plot humor e shpoti. Por sa mbaroj këto radhë, mbërrin avioni tjetër. Me nënën time brenda, sigurisht. Më kontrollon që lart. Nuk u beson fjalëve të mia. Ndaj më vëzhgon orë e minutë. Eh, nënë nuk të bëhet kush, ndaj ajo vazhdon me kujdesin e dashurinë e vet. Kryen detyrën hyjnore të mëmësisë. Rri lart si yll… Thonë që në USA ke çdo gjë, por jo nënë e baba. Ia futin kot. Ja, tek ai avion kam nënën time, ja tek ai që iku. Ja, prapë ajo te ky që erdhi. Rri me mua në ajër dhe në zemër, në tru e në shpirt. Aty e ka folenë, mëma ime!”

Shumë emocionuese! Kjo është brenga e çdo emigranti, madje edhe kur nënën e ka gjallë dhe frymon diku, përtej një oqeani… /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top