Connect with us

Kush do ta zvendësojë Toto Riina-n? Ky është emri i mafiozit të rradhës

Video

Kush do ta zvendësojë Toto Riina-n? Ky është emri i mafiozit të rradhës

Kush do ta zvendësojë Toto Riina-n? Ky është emri i mafiozit të rradhësA. Naçi

Lajme

toto

Kush do të jetë pasardhësi në krye të organizatës mafioze Cosa Nosta? Këtë pyetje kanë shtruar të gjithë pas vdekjes së Toto Riina-s. Matteo Messina Denaro, një prej më të super të kërkuarve nga antimafia italiane, mendohet të jetë një prej emrave të mundshëm në krye të mafias.

Por, për shkaka se i mungon mbështetja unanime, Denaro vështirë se mund të marrë drejtimin e Cosa Nostra. Prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi thotë se mafia ka gjithmonë një shef, çka nënkupton se Cosa Nostra duhet të zgjedhë një të tillë për të zëvendësuar Toton.

Pasardhës natyral i Riinas konsiderohet Denaro, por dyshimet janë se ai nuk ka karizmën e duhur, atë që shfaqi Riina përgjatë viteve të drejtimit të një prej organizatave më të mëdha mafioze.

Përgjimet tregojnë diferencën e madhe mes provincës së tij Trapanese, ku gëzon një respekt të përzierë dhe indiferencës ndaj tij në Palermo, ku drejt bosit të Castelvetrano ka një lloj skepticizmi të manifestuar edhe nga Riina, në bisedat e me mikun e tij Alberto Lorusso, në vitin 2013.

Messina Denaro, nga ana tjetër arrin të mos kapet nga policia edhe për mos bërjen pis të duarve dhe duke mos patur kontakte. Riina shqetësohej duke pyetur se ç’bënte Messina Denaro për të mirën e përbashkët të mafias.

Nga ana tjetër, Giovanni Grizzaffi, nipi i bosit që vdiq dje, i dalë nga burgu së fundmi mund të komandojë në Korleone, por jo në Palermo.

Gregorio Di Giovanni, Tommaso Lo Presti, Alessandro D’Ambrogio, Giulio Caporrimo, Cesare Carmelo Lupo, Antonino Saço, Filippo Adelfio, Sandro Capizzi, emra të panjohur jashtë ishullit siçilian, janë lider lokalë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top