Connect with us

Kush është i riu nga Durrësi që tentoi të vrasë një person tek Unaza e Re?

Video

Kush është i riu nga Durrësi që tentoi të vrasë një person tek Unaza e Re?

Kush është i riu nga Durrësi që tentoi të vrasë një person tek Unaza e Re?A. Naçi

Lajme

Ngjarja e dy javëve më parë ku tre persona tentuan të vrasin një tjetër në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet është zbardhur nga policia. Në pranga u vu një i ri nga Durrësi i shpallur në kërkim.

Shtetasi Joxhino Kambo, 22 vjeç, u arrestua ditën e djeshme. I riu akuzohet se më 16 nëntor në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë zonës së “Unazës së Re”, Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të Kambos, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top