Connect with us

Kush është trafikanti i drogës që përgjoi Habilajt për policinë dhe i fundosi në fund

Video

Kush është trafikanti i drogës që përgjoi Habilajt për policinë dhe i fundosi në fund

Kush është trafikanti i drogës që përgjoi Habilajt për policinë dhe i fundosi në fundF. Tenolli

Lajme

1-Foto-te-shefit-te-kufirit-te-Dhermiut-Sokol-Bode-me-kusheririn-e-Ministrit-Moisi-Habilaj-personi-qe-ndan-makinen-AA003-GB-me-Tahirin-1

Sebastiano Sardo është 31-vjeçari nga Katania, i cili përgjoi dhe fundosi Habilajt. Ai ra në pranga në janar të këtij viti dhe që atëherë ka bashkëpunar me prokurorinë e Katanias.

Sardo është një "i penduar" informator i policisë pasi në vitin 2013 mori përsipër një mision të dyfishtë.

Ai u bë pjesë e grupit të shqiptarët që drejtoheshin nga Moisi Habilaj.

Sardo është një person mjaft i rëndësishëm për disa hetime të tjera, ndërkohë që në përgjimet ambientale dhe telefonike, i riu ka dalë disa herë në “shërbim” të shqiptarëve kur shkonin në Itali dhe jo vetëm.

Në materialin hetimor, prej 461 faqesh që është vënë në dispozicion të autoriteteve tona dhe madje edhe u bë publik shikohet se Sardo është pronari i karburantit në të cilin furnizoheshin mjetet e shqiptarëve me karburant e madje sa herë ka shkuar “Audi A8” në Katania është ndaluar në këtë pronë. Aty janë bërë disa prej regjistrimeve që kanë fundosur Moisi Habilajn dhe grupin që e shoqëronte atje për “punë dhe biznes” ndërkohë që bëhet me dije se Sardo ka shërbyer edhe në disa raste të tjera, i diktuar nga hetimi si person që i duhej të bashkëpunonte.

Në dosje thuhet:

Sebastiano Sardo takohet shpesh me njerëz të klanit “Cappello” si Massimo Salvo, Carruzzeri dhe Santo Strano… Në hetimet e operacionit “Penelope”, një tjetër operacion delikat i “Squadra Mobile” që ka goditur kupolën e Cappello-s, është një imazh që ka tërhequr vëmendjen. Sardo duket si “i pavdekshëm” teksa “shkëmben” një puthje me Catanzaro, një prej të konsideruarve si kapo i grupit! Kjo përshëndetja e përzemërt ishte e rezervuar sipas hetimit për personazhet në krye të grupit mafioz. Një tjetër detaj për të kuptuar vendin e rëndësishëm të “Oçhiolino”-s që zinte brenda në Cappello, personi që u pendua”.

Ai njihej me nofkën "Shkelësi i syrit", shenjë identifikuese e të riut nga Katania.

Sardo ka qenë cili është i përfshirë në disa grupe të fuqishme të trafikimit të lëndëve narkotike dhe është një prej shpërndarësve më të njohur dhe më me influencë në Katania.

Prej disa kohësh ai punonte si spiun i Habilajve dhe në biznesin e tij janë realizuar shumë prej bisedave dhe pamjeve filmike ku ka dalë jo pake herë makina e ish-ministrit Tahiri, teksa qëndronte në zonën ku ai ishte ‘zot’.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top