Connect with us

Kush ishin “mëkatet” e Inesit dhe lidhja e tij me dy të vrarë në Durrës e Vlorë

Video

Kush ishin “mëkatet” e Inesit dhe lidhja e tij me dy të vrarë në Durrës e Vlorë

Kush ishin "mëkatet" e Inesit dhe lidhja e tij me dy të vrarë në Durrës e VlorëA. Shehaj

Lajme

Ines Hajrulla është 25-vjeçari që tronditi qytetin bregdetar ditën e djeshme, pas një atentati me eksploziv që kishin vënë në automjetin e tij. Sasia e madhe e eksplozivit të lë të mendosh për ndoshta një larje hesapesh dhe për persona që kanë dashur ta heqin qafe.

Por kush ishte Inesi dhe cila është historia e tij kriminale?

Në Vlorë e njohin të gjithë me emrin Ini. JOQ.al ka mësuar se ai është një nga djemtë më "të fortë" të qytetit dhe që në shkollën e mesme asnjë nuk guxonte të ngatërrohej me të, pasi pa mbushur mirë 18 vjeç, kishte pasur një histori të errët në jetën e tij, për të cilën thuhet se kishte bërë edhe shkollën e riedukimit (burg për personat nën 18 vjeç).

Inesi është rritur në një familje me shumë të ardhura, por njëkohësisht edhe problematike. I ati i tij është një njeri gjithashtu i njohur në Vlorë për shqetësimet që i ka sjellë komunitetit si dhe një emër i njohur për policinë. Në moshë të mitur, Inesi qëlloi me armë një person, me të cilin dyshohet se e ëma kishte marrëdhënie intime.

Në atë kohë, në qytet u spekulua se vrasjen e kishte bërë babai i Init, por për të shpëtuar nga burgu, fajin e mori përsipër i biri. Sa është e vërtetë kjo pjesë, ne nuk e dimë dhe as policia e as prokuroria nuk mundën ta vërtetonin.

Prej asaj periudhe dhe në vijim, Inesi u rrit mes luksit që nuk i mungonte dhe në të njëjtën kohë, me idenë e të qenurit "i fortë" dhe personi që i duhej përherë të mbrohej nga të tjerët.

25-vjeçari rrinte gjithmonë me armë në brez, sikurse është kapur e ndaluar shpesh herë nga policia, e madje kjo u vërtetua edhe ditën e djeshme, pas shpërthimit me tritol të makinës tip Jeep, ku u gjet një armë zjarri pistoletë tip ''Glock'', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër. Hera e fundit kur Inesi u ndalua nga policia ishte një vit më parë, në afërsi të teatrit "Petro Marko", në zonën e njohur si Rinia, në periudhën e verës. Ai u ndalua teksa udhëtonte në automjetin e tij me Françeska Jaçen, ish-banoren e Big Brother.

Miqtë njihnin edhe anën romantike të Inesit, i cili disa kohë më parë i bëri dhuratë 1024 trëndafila të dashurës së tij, në 24-vjetorin e saj të lindjes.

Gjithashtu i riu akuzohet për disa vjedhje, për të cilat policia bën me dije se ka kryer dënimin e merituar.

Ines Hajrulla ishte i afërm me Renato Imerin, i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare si dhe është kushëri me Endri Çaushin, i vrarë në Durrës dy vite më parë.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, nga e cila Ini humbi të dyja këmbët si dhe njëkohësisht u arrestua./JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top