Connect with us

Kush ishte Tottò Riina? I akuzuar për vrasje të bujshme, ky është mesazhi prekës i të birit

Video

Kush ishte Tottò Riina? I akuzuar për vrasje të bujshme, ky është mesazhi prekës i të birit

Kush ishte Tottò Riina? I akuzuar për vrasje të bujshme, ky është mesazhi prekës i të biritS. Bardhi

Lajme

Salvatore “Totto” Riina, i lindur më 16 Nëntor 1930, i cili vdiq ditën e sotme në orën 4 të mëngjesit ka lënë padyshim gjurmë në historinë e botës së krimit.

Totto Riina njihet si bosi i mafiozëve dhe “shefi” i Sicilisë, i cili nuk u pendua kurrë edhe pse mbi supet e tij rëndonin disa vrasje.

Në ditën e djeshme djali i Tottos, Salvo ka shkruar një dedikim për ditën e lindjes së të atit:

Për mua nuk je Totto Riina, për mua je babai im. Në këtë ditë të trishtuar për mua, e rëndësishme është që unë ju ruoj “Gëzuar ditëlindjen baba”. Të dua shumë, Salvo yt!”

Ky postim në Facebook u hoq pas disa momentesh, por mori qindra pëlqime dhe komente që iu bashkuan urimit për ditëlindjen e të atit.

Për ta konfirmuar se kreu i Cosa Nostrës ishte drejt fundit,administrata e burgut nënshkroi lejen që fëmijët e Totto Riinës ta vizitonin për herë të fundit babain e tyre në Parma.

Nga kriminaliteti deri te arrestimi

Tottò Riina u përball me një dënim kumulativ prej 26 vrasjesh, e para nga të cilat ishte për një krim në Corleone në vitet 1950. Akuza më serioze kundër tij ishte vrasja e gjykatësit Falcone dhe Borsellino, të cilat kanë ndodhur në vitin 1992.

Që në moshën 18 vjeç “u pagëzua” me krimin, nën akuzat për vrasjen e një prej kolegëve gjatë një beteje, ku dënua me 12 vjet burg.

Nga burgu rekrutoi shumë persona dhe solli Cosa Nostrën.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë filma, ku më i spikaturi ka qenë seriali “Il capo dei capi”. Riina lindi në fshatin Korleone në vitin 1930 dhe veprimtaria e tij si “njeri i nderuar” fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitralozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend. Në krah të Lixhos, qëlluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina. Fillimisht Riina ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zëvendësoi Navarren. Gjatë kësaj kohe ai ka bashkëpunuar me Bernardo Provencanon.

Salvatore Riina filloi të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Për pushtetin e Riinas, fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhëtimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e Neë Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top