Connect with us

Kush ishte vajza që vdiq në aksidentin pranë Kalimashit? Stela këngëtare e muzikës popullore

Video

Kush ishte vajza që vdiq në aksidentin pranë Kalimashit? Stela këngëtare e muzikës popullore

Kush ishte vajza që vdiq në aksidentin pranë Kalimashit? Stela këngëtare e muzikës populloreS. Bardhi

Lajme

29-vjeçarja që humbi tragjikisht jetë në një aksident ditën e djeshme pranë tunelit të Kalimashit ishte këngëtare e muzikës popullore shqiptare.

Fjala është për Stela Markun, e cila prej vitesh kishte nisur karrierën performuese nëpër aktivitete e koncerte të vendit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari Gjergj Marku me anë të një mesazhi publik, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e Stelës.

Marku shkruan në Facebook:

Ndërron jetë, e mira STELA!

Në moshe fare të re, pas një aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Thirrës në autostradë, ndërroi jetë këngëtarja Stela Gjoka.

Mbaj mend që më kërkoi të vinte që nga Kosova për në “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte në Dasmën Turistike, ndaj atë ditë korriku ajo ishte pjesë e këngës së granisë ashtu e urtë, e qeshur dhe tejet korrekte. Më pastaj dhe në klipin “Doruntina e Mirditës”.

Janë dy foto që i kam shkrepur, me sa duket, për ta mbajtur në kujtese ashtu të qeshur, gjithë mirësi e shpirtbardhësi të mirën STELA!

Ngushëllime të thella e të sinqerta, familjes, të afërmeve dhe dashamirëve të saj, nga artistët e Ansamblit MIRDITA!”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top