Connect with us

Kush janë dy vajzat nga Tirana që po trafikonin drogë me Benz-in e tyre?

Video

Kush janë dy vajzat nga Tirana që po trafikonin drogë me Benz-in e tyre?

Kush janë dy vajzat nga Tirana që po trafikonin drogë me Benz-in e tyre?G. Hasani

Lajme

Dy vajza nga Tirana, 23 dhe 26 vjeç janë arrestuar nga policia kufitare në Muriqan, pasi u kapen me 21 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa” në automjetin e tyre tip Benz. Sipas njoftimit të policisë, vajzat janë identifikuar me emrat Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë dhe Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 13.10.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në dalje nga territori R.SH-së, në PKK Muriqan në mjetin tip Benz, në pronësi të M. B, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top