Connect with us

Kushëriri ekzekutoi burrë e grua me armë zjarri në banesë, më pas qëlloi veten

Kuriozitete

Kushëriri ekzekutoi burrë e grua me armë zjarri në banesë, më pas qëlloi veten

Kushëriri ekzekutoi burrë e grua me armë zjarri në banesë, më pas qëlloi veten

Një krim i dyfishtë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës. Dy persona, burrë e grua janë vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë. Sipas informacioneve të para të policisë shkak dyshohet një konflikt pronësie mes viktimave dhe fqinjit.

Mësohet se viktimat janë Aleks dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta. Dyshohet se fqinji është i afërm i Aleksit, konkretisht djali i xhaxhait.

Policia bën me dije se është njoftuar se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku konstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshortët Aleks Kosta, 66 vjeç dhe Afërdita Kosta, 49 vjeçe.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen çifti i bashkëshortëve, ndërsa autori i dyshuar pas krimit ka tentuar të kryej vetëvrasje duke qëlluar edhe veten.

Ai ndodhet i plagosur në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top