Connect with us

U vranë sot nga fqinji, surpriza që gruaja i bëri Aleks Kostës “live” në emision

Kuriozitete

U vranë sot nga fqinji, surpriza që gruaja i bëri Aleks Kostës “live” në emision

U vranë sot nga fqinji, surpriza që gruaja i bëri Aleks Kostës “live” në emision

Aleks dhe Afërdita Kosta janë çifti i vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës nga fqinji k tyre me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur lagjen Palorto të qytetit të gurtë. Nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat kanë pasur një konflikt për kopështin me fqinjin e tyre.

Por Afërdita mësuese dhe Aleksi muzikant nuk janë një çift krejt i huaj për publikun shqiptar. Kohë më parë ata morën pjesë në emisionin "Ka një mesazh për ty" të Ardit Gjebreas në "E diela shqiptare", në janar të vitit 2016. Aleksi luajti në saksofon pas kërkesës së bashkëshortes së tij Afërdita për të mos braktisur pasionin për muzikën.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe. Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: “Ky saksofon është për ty shumë i shtrenjtë, por për mua akoma më shumë”

Atë ditë, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. ‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin.

Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë. E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top