Connect with us

“Lante” femrat në tufa me euro, këto janë krimet e “Dan Bilzerianit” të tmerrshëm shkodran

Video

“Lante” femrat në tufa me euro, këto janë krimet e “Dan Bilzerianit” të tmerrshëm shkodran

"Lante" femrat në tufa me euro, këto janë krimet e "Dan Bilzerianit" të tmerrshëm shkodranF. Tenolli

Lajme

Rinard Tota është 50-vjeçari i cili u vu në pranga ditën e djeshme për kryerjen e disa veprave penale.

Ai nuk është emër i panjohur për policinë pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai etiketohej si “i paprekshmi” dhe “i forti” i Shkodrës për jetën luksoze mes femrave, tufave me para dhe zinxhirëve të trashë prej floriri.

Tota akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e dy vëllezërve Alibali në qytetin e Shkodrës 18 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar të vitit 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër, ku së bashku me Behar Bajrin, u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur dhe Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç.

Çështja u mbyll për t’u rihapur sërish në vitin 2000, ku Totës iu dha dënimi me 5 vite burg si bashkëpunëtor në krim, por u lirua sërish me vendim Gjykate për shkak të mungesës së provave.

Tata, gjithashtu, dyshohet dhe për ngjarje të tjera kriminale, të cilat nuk janë dokumentuar me prova nga Policia.

Policia, nga ana tjetër, bën të ditur se Rinard Tata ka bërë tri herë ndryshim emri dhe mbiemri nga Tata në Tota si dhe nga Frederik në Rinard.

Tota ishte denoncuar që në muajin shkurt të këtij viti nga redaksia jonë pas sinjalizimeve nga qytatarë të ndryshëm se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe striptizëm në lokalin e tij “TATA” në Shkodër.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, mësohej se Tota është me origjinë nga Jugu, i martuar dhe me dy fëmijë dhe se kishte lidhje të forta me një familje mafioze mjaft të fuqishme në Shkodër.

Sipas denoncuesve thuhej se ky person kishte njohje dhe lidhje me elementë të Partisë Socialiste.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top