Connect with us

Largimi i Zgurit, PS: Po thellohet skandali i shkeljes së ligjit nga KQZ

Kuriozitete

Largimi i Zgurit, PS: Po thellohet skandali i shkeljes së ligjit nga KQZ

Largimi i Zgurit, PS: Po thellohet skandali i shkeljes së ligjit nga KQZ

Me anë të një deklarate për mediat, deputetja e PS-së Klotilda Ferhati ka thënë se KQZ-ja ka shkelur të gjithë rregulloret në lidhje me drejtuesin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj për të mos i hequr mandatin pasi kishte probleme me dekriminalizimin, pasi sipas saj, ai rezultoi të jetë me probleme.

"Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste "Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj", pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje", theksoi ajo.

Ajo tha para mediave së ka prova me audio dhe video që në datën 3 nëntor 2017, është marrë vendimi për të mos u hequr mandatet respektive duke shkelur rregulloren dhe ligjet.

Sipas saj kërkesa e mazhorancës për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, është plotësisht e drejtë, pasi ai nuk doli përtej të shkuarës së tij partiake. Ajo tha se ky veprim nga ana e KQZ,është një paligjshmëri totale, e cila plotëson kushtet për t’u trajtuar si vepër penale.

"Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit", u shpreh ajo. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top