Connect with us

Leku sheshit, Veliaj ofron 120 milionë për një website

Video

Leku sheshit, Veliaj ofron 120 milionë për një website

Leku sheshit, Veliaj ofron 120 milionë për një websiteA. Shehaj

Lajme

veliaj

Bashkia e Tiranës po që ka buxhete. Ta mendosh, as e kanë problem që të ofrojnë më shumë se 120 milionë lekë të vjetra për ndërtimin e një websiti, që me stil i është shtuar edhe një rrjet intraneti dhe 2 trajnime.

Erion Veliaj, bashkia e të cilit ka publikuar tashmë si autoritet kontraktor tenderin, ka lënë një afat 4-mujor për ndërtimin e tij, ndërsa mirëmbajtja do të jetë 4 vjet.

Pra, një kompani, të cilën do e ndjekim hap pas hapi për t’i zbuluar emrin, do të paguhet rreth 30 milionë lekë në muaj.

Tenderi që do të mbyllet më 14 dhjetor përcakton që ofertimi do të bëhet për krijim websiti, intranet, trajnim dhe mirëmbajtje. Intraneti është një rrjet privat, që do aksesohet nga stafi i bashkisë.

Pse Veliaj mendon që mbi 120 milion lekë ia vlejnë të hidhen për një website?

"Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve/informacioneve për qytetarin, për biznesin, grupet e interesuara, por dhe proceset e funksionimit brenda administratës. Në të njëjtën kohë, do të rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë dhe do të realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin.”, sqarojnë tender-krijuesit.

Ka qenë në stilin e qeverisjes së Ramës krijimi i websiteve, të cilët duhet thënë nuk na kanë ofruar një rezultat të prekshëm, shkruan "Shuplaka". Mjafton të përmendim ”Jokorrupsionit”, ”E-Albania” etj.

Veliaj është i njohur për bujarinë e tij, teksa kohë më parë vetëm për ndërtimin e ashensorit për tu ngjitur në Bashki ai hapi një tender prej 180 milionë lekësh.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top