Connect with us

Lëviznin me drogë në makinë, dy persona të arrestuar dhe një në kërkim

Kuriozitete

Lëviznin me drogë në makinë, dy persona të arrestuar dhe një në kërkim

Lëviznin me drogë në makinë, dy persona të arrestuar dhe një në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi u është gjetur drogë me vete. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se janë arrestuar, Gentian Kalemi, 37 vjeç, banues në Tiranë, Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Progradec, si dhe është shpallur në kërkim të 25-vjeçari me inicialet J. B., banues në Korçë.

Në Rrugën “Hoxha Tasim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.

Ndërsa në rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte i riu me inicialet J. B., dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.

Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Dosjet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top