Connect with us

Linda Rei debaton me Rudinën: Mjaft! Unë jam …

Showbiz

Linda Rei debaton me Rudinën: Mjaft! Unë jam …

Një intervistë e Linda Reit me Rudina Magjistarin në emisionin “Rudina”, do të kthehej në një debat të vërtetë, gjatë të cilit Linda kërkoi me ngulm të qartësonte termin “transgjinor” me të cilin përcaktohet shpesh në media.

“Mediat më quajnë transgjinore edhe pse unë vazhdoj të shpjegoj se nuk jam transgjinore. Nuk e kuptojnë se transgjinore është të kesh penisin akoma, kurse unë jam vajzë.”, sqaroi Linda.

Ajo e ndërpreu disa herë Rudinën, e cila po e pyeste nëse ndihet e diskriminuar dhe nëse mendon se historia e saj do t’i bëhet frymëzim komunitetit LGBTQ. Por Linda nuk pranoi të përfshihej në ndonjë komunitet. Ajo kujtoi se është grua dhe kjo nuk e bën pjesë të asnjë komuniteti.

Madje, iu kthye edhe Rudinës duke i thënë:

“Unë nuk përfaqësoj asnjë komunitet, unë jam grua dhe përfaqësoj vetëm veten. Pse, ti përfaqëson bjondet?”

Sa për çështjen e diskriminimit, Linda tha se jeta e saj është si jeta e çdo gruaje tjetër dhe se sjellja e saj është po e tillë. Ajo u shpreh se e kupton se nuk është e vetmja që diskriminohet në botë, pasi qoftë për shkak të lëkurës, ashtu edhe për shkak të gjinisë apo çfarëdolloj gjëje tjetër.

“Çdo njeri; i bardhë, i zi, gej, trans, të gjithë diskriminohen deri diku. Argumenti i transgjinorëve banalizohet shumë në disa elemente që janë në mendje. Po të dalësh me mua dhe të shikosh çfarë jete bëj unë. Unë mendoj se njerëzit diskriminohen sepse bëjnë sjellje për t’u diskriminuar, si vulgaritet dhe injorancë. Nëse ndihesh dhe sillesh si grua, nuk do të të diskriminojnë.”

Pasi Rudina e pyeti nëse iu desh shumë kohë të mësohej me gjininë e re, Linda iu përgjigj prerë se nuk e ka ndier ndonjëherë veten djalë, që kur ishte fare e vogël.

“5-6 vjeçe vishja takat e mamit dhe dilja nëpër lagje. Kur shikoja çunat nuk mendoja ndonjëherë që “jam si ata”.’

Por momenti kur e kuptoi se ishte në trupin e gabuar, ishte në fillim të pubertetit.

Linda kujtoi herën e parë kur doli para pasqyrës dhe kuptoi se ishte lindur në trupin e gabuar dhe që aty vendosi të bënte diçka për të qenë ajo që donte të ishte.

“Mbaj mend se jam zgjuar një mëngjes, pashë veten në pasqyrë dhe atëherë kuptova: ajo nuk isha unë. Qimet, muskujt…nuk isha unë.”

Më pas, nisi kurën hormonale pas së cilës do të bënte ndërhyrjen për t’u kthyer nga mashkull në femër.

Sidoqoftë, pas gjithë debateve, në fund të emisionit Linda e ndjeu të nevojshme t’i kërkonte falje Rudina Magjistarit për mënyrën si reagoi.

Megjithatë, iu duk e nevojshme që pas gjithë debatit, t’i kërkonte falje Rudinës për mënyrën si reagoi.

Linda Rei i sqaroi Rudinës se e kishte të nevojshme të sqaronte një herë e mirë çështjen e gjinisë.

“Të kërkoj falje për reagimin tim, por jam shumë emocionale. Është diçka që gjithmonë kam dashur ta sqaroj”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top