Connect with us

Lirimi i të arrestuarit me 5 ton drogë, KLD: Vendimi i gjyqtarit, probleme serioze me ligjin

Video

Lirimi i të arrestuarit me 5 ton drogë, KLD: Vendimi i gjyqtarit, probleme serioze me ligjin

Lirimi i të arrestuarit me 5 ton drogë, KLD: Vendimi i gjyqtarit, probleme serioze me ligjinA. Shehaj

Lajme

arapaj

Foto nga vendi ku u kap droga

Lirimi nga paraburgimi i Rakip Arapajt, i cili u kap me 5 ton drogë në fshatin Llakatund të Vlorës, ka sjellë reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në një njoftim për shtyp, KLD thekson se vendimin për lirim e ka dhënë gjyqtari Arqile Basho, ndërsa shton se ai tashmë ka probleme serioze me ligjin.

Njoftimi i plotë i KLD-së:

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Në këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi. Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top