Connect with us

LSI do votojë pro arrestimit të Tahirit, thirrje prokurorisë: Mos u intimido nga sulmet e qeverisë

Kuriozitete

LSI do votojë pro arrestimit të Tahirit, thirrje prokurorisë: Mos u intimido nga sulmet e qeverisë

LSI do votojë pro arrestimit të Tahirit, thirrje prokurorisë: Mos u intimido nga sulmet e qeverisë

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar në një konferencë për shtyp paraqiti vendimet e LSI në lidhje me çështjen Tahiri.

Rama tha se LSI është plotësisht në anën e Prokurorisë për autorizimin e nisjes së hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Grupi i LSI rithekson qëndrimin e vet parimor, ligjor dhe në përputhje me moralin politik, por edhe me aspiratën e qytetarëve që presin nga Kuvendi dhe nga të zgjedhurit e popullit qasje që respekton ndarjen e pushteteve, autoritetin kushtetues të drejtësisë.

Ne do votojmë pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë për hetimin e paanshëm ndaj çështjes për të cilën ka filluar procedimi penal, i dhe zbardhjen e të vërtetës në lidhje me aktivitetin kriminal”, tha Luan Rama.

Më tej Luan Rama i bëri thirrje prokurorisë të mos intimidohet nga sulmet e maxhorancës dhe të kryeministrit.

“Jemi pro miratimit të kërkesës së prokurorisë për ti çelur rrugën çdo veprimi procedurial të prokurorisë. Kjo është arsyeja e sulmeve politike, të ndërmarra ditët e fundit kryesisht nga kreu i qeverisë.

Inkurajoj prokurorinë të mos intimidohen përballë sulmeve politike që do të vazhdojnë të shtohen më tej. Pritet që Kuvendi të mërkurën të vendosë kush është pro reformës në drejtësi dhe kush kundër saj”, u shpreh Luan Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top