Connect with us

Meta takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Sa më shumë projekte të përbashkëta

Kuriozitete

Meta takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Sa më shumë projekte të përbashkëta

Meta takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Sa më shumë projekte të përbashkëta

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim, Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, njëkohësisht kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, z. Shqipërim Arifi.

Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të faktorit politik shqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës.

Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore.

Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës duke krijuar një perspektivë më të mirë në veçanti për të rinjtë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top