Connect with us

Magjistari vdes aksidentalisht gjatë një triku magjik

Kuriozitete

Magjistari vdes aksidentalisht gjatë një triku magjik

Magjistari vdes aksidentalisht gjatë një triku magjik

I rrethuar nga dhjetëra persona, një person i vetëshpallur si “njeriu magjik” ka ndërruar jetë pasi truku magjik që ai kishte në plan të ekzekutonte, nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

Lim Ba, në një fshat në Malajzi, donte të realizonte një pastrim fizik dhe shpirtëror duke u mbyllur në një enë gjigante e poshtë tij do të ndizej një zjarr.

Kur kapaku që do krijonte edhe kushtet e nevojshme për avullim, 68-vjeçar bashkoi duart në formën e lutjes, pozicion që mendohet se ka qenë pjesë e planit të tij për të qëndruar brenda avullit.

Është e paqartë se çfarë kishte planifikuar ai, por pas 30 minutash kur u hoq kapaku, të pranishmit panë se Lim Ba kishte humbur ndjenjat, e pavarësisht ndihmës së ofruar ai ndërroi jetë.

Djali i tij Kang Huai, 32 vjeç, tha se familja e kishte lutur atë për të ndaluar ritualin e çuditshëm, por ai gjithmonë e refuzoi.

"Tingujt që vinin nga brenda nuk ishin të rregullta dhe jo normale kështu që ne e dinim se kishte diçka të gabuar. Në kohën kur erdhi ambulanca, babai im kishte ndalur frymëmarrjen.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje të zemrës vitin e kaluar për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Nëna ime Ch'ng Siew Hong, motrat e mia dhe unë jemi shumë të trishtuar, babai ynë na ka lënë përgjithmonë", u shpreh ai.

Lim mësohet se zotëronte marifet e magjisë gjatë dekadës së fundit, por nuk dihet pse ai dështoi në rutinën e fundit të filmuar në qytetin malajzian të Ayer Tawar. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top