Connect with us

“Mallkim, ku ta gjej një avokat të mirë?”, Moisi Habilaj del zbuluar nga përgjimet

Video

“Mallkim, ku ta gjej një avokat të mirë?”, Moisi Habilaj del zbuluar nga përgjimet

“Mallkim, ku ta gjej një avokat të mirë?”, Moisi Habilaj del zbuluar nga përgjimetS. Bardhi

Lajme

Me 31 tetor do dalë para gjykatës së Catanias grupi i bandës së Habilajve të implikuar në drejtpërdrejt për narko-trafikim dhe priten me ankth nga pala shqiptare deklaratat e tyre.

Moisi Habilaj, kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës, në akuzë nga policia italiane, është kapur në dosjen e përgjimit të prokurorisë italiane në rrëfime dhe biseda të ndryshme me anëtarët e bandës së tij të trafikut. Në këtë përgjim, ai tregon një episod të vështirë, kur Sebaudin Celaj e kishin kapur.

Moisi Habilaj dëgjohet duke thënë:

Si kam shpëtuar, uah si kam shpëtuar, ata kishin parkuar furgonin këtu dhe një BMË kaloi pas tyre, unë xhirova në moment për të ikur, por nuk kisha parë që ata kishin ndaluar Sabin, i kisha rënë ziles, për ti thënë që ik, por më pas kur pashë ata me pistoletë në kokë, ta shihje, Sabi me një palë pantallona të shqyera, me një bluzë të pistë, ehi, po ku shkon kështu i thashë, mallkim."

Më tej dëgjohet në përgjime të qarta që Moisi Habilaj vazhdon me sharje dhe mallkime ndaj atyre që i bënë punët në këtë pikë dhe mallkon personat që sollën këtë situatë, duke uruar vdekje për fëmijët e tyre, shkruan Panorama.

Përgjimet:

Moisiu: Ai djali i vogël ashtu si ramë dakord atë ditë që duhet të vinte këtu me motor përballë,…(pauzë) hodha poshtë telefonin, po si kam shpëtuar

Moisiu: Ermal, nuk e beson se e ndjeja, mallkim, që kur po shkonin atje u bllokuan telefonat, thirrjet. Vinin SMS me vonesë, ehi, asnjë nuk ma heq nga koka, telefoni ishte pa para dhe dërgova SMS, nuk e beson dot, dërgova 4 SMS, i shkruajta edhe Sabit, hiqe baterinë se vonohet mesazhet, hiqe baterinë.

Moisiu: Erdhi njëri po bënte një xhiro atje ku isha unë, e pashë debilin që larg. Sido që të venë punët thuaji që hyra për të marrë diçka, foli njëherë shqip, nëse përgjigjet. Por mos u shqetëso, sepse ne nuk kemi asgjë, por mallkim kjo nuk duhet të ndodhte. Ku mund të gjej një avokat të mirë në Catania?

Florian Habilaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top