Connect with us

Marina bën deklaratën e pazakontë para se të ndërronte jetë Aleksandër Lalo, videoja po bën xhiron e rrjetit

Video

Marina bën deklaratën e pazakontë para se të ndërronte jetë Aleksandër Lalo, videoja po bën xhiron e rrjetit

Marina bën deklaratën e pazakontë para se të ndërronte jetë Aleksandër Lalo, videoja po bën xhiron e rrjetitF. Tenolli

Thashetheme

Mbrëmjen e djeshme vdekja e mjeshtrit të madh Aleksandër Lalo ka shokuar shumë ndjekës të Televizionit Klan.

Lajmi u mor vesh ndërkohë që transmetohej emisioni i moderuar “live” nga Marina Vjollca “C’est La Vie”.

Midis shikuesve u krijua një konfuzion dhe më pas u desh ndërhyrja e spikerit Reis Çiço në televizion për të shpjeguar se emisioni ishte regjistruar dy ditë më parë.

Menjëherë pati një reagim në Instagram nga Marina ku shkruante fjalë të ndjera për të.

Në rrjet po qarkullon një video në fillim të emisionit ku Marina deklaronte se spektakli i saj ishte i gjithi live dhe kjo deklaratë u mbështet nga Altin Goci.

Ajo u shpreh se:

Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund.

Altini shtoi se:

Live 640.

Nuk dihet nëse Marina po fliste për këndimin live apo për zhvillim tërësisht live të emisionit, pasi puntata e fundit ishte regjistruar dy ditë më parë.

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo u nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lalo ka kompozuar për dhjetëra filma të njohur të kinematografisë shqiptare dhe është një nga emrat më të dashur dhe të vlerësuar në vend. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.

Personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë shprehur homazhet për të.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top