Connect with us

Masakra e pyjeve në Shqipëri, kësaj here në Lalm të Vaqarrit. Klosi bën sehir

Video

Masakra e pyjeve në Shqipëri, kësaj here në Lalm të Vaqarrit. Klosi bën sehir

Masakra e pyjeve në Shqipëri, kësaj here në Lalm të Vaqarrit. Klosi bën sehirS. Shtjefni

Vec-e-jona

Mesa duket duhet të ndihemi krenar për tokën që kemi, që s'paska pasur të sosur me pemë. Gjithsesi, do të jetë shumë vonë për të kuptuar cfarë kemi lejuar të ndodhë, kur të jenë rrafshuar të gjitha pemët në vendin tonë.

Kur kjo të ndodhë, as Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe ndoshta as shokët e tij nuk të do jenë më në pushtet dhe sigurisht si gjithmonë s'do të mbajnë përgjegjësi. Gjithsesi pasojat e cdo shpërfilljeje të këtyre ngjarjeve, do t'i vuajmë vitet në vijim.

Në rastin konkret, një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë, disa imazhe të shkatërrimit të pyjeve me pisha në Lalm të Vaqarrit. Është vërtetë pamje që të vret sytë.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, kjo është një foto e shkatërrimit që bëjnë Shqiptarët në çdo gjë që ju jepet mundësia. Sa kalon Kombinatin, në krahë të djathtë ndodhen disa kodra shumë të bukura me pisha, ndërkohë që bëja foton, dëgjohej zhurma e sopatës. Lalm e ka fshati më i afërt në Vaqarr, kodrat që janë në krah të djathtë në rrugë kryesore pa vajt në Vaqarr. Vendodhjen e kam rrethuar me të kuqe'.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top