Connect with us

“Më jep 20 mijë euro ose… “, arrestohen babë e bir që shantazhonin të moshuarin

Kuriozitete

“Më jep 20 mijë euro ose… “, arrestohen babë e bir që shantazhonin të moshuarin

"Më jep 20 mijë euro ose… ", arrestohen babë e bir që shantazhonin të moshuarin

Babë e bir nga Nikel i Krujës janë arrestuar pasi akuzohen se nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash shtetasit H.L., 64 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Në bazë të operacionit të koduar “Shtrëngimi” janë ndaluar atë e bir konkretisht: Agim Çangu 46 vjeç, dhe Gentian Çangu 19 vjeç, të dy banues në Nikel, Krujë.

Këta persona nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash 20 000 euro shtetasit H.L., 64 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje.

Shtetasit e ndaluar, më datë 02 nëntor 2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma të mëdha parash 64 vjeçarit me anë të kërcënimeve dhe shantazheve.

Gjithashtu gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 4 aparate celularë; 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike; një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top