Connect with us

Një nga nxënësit e asfiksuar në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Kuriozitete

Një nga nxënësit e asfiksuar në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një nga nxënësit e asfiksuar në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Pas asfiksimit të dhjetëra nxënësve të shkollës së mesme nga tymi i druve në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë, njëri prej tyre është transportuar me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur testimi i sistemit të ngrohjes me dru, për pas sa nuk ka shkaktuar tragjedi në këtë shkollë. Helmimi i nxënësve ka ardhur nga tymi i druve, pasi ishte bllokuar oxhaku i shkollës teksa po provohej sistemi i kaldajave të ngrohjes.

Në shkollën e mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Më herët ministria e Shëndetësisë tha se numri i nxënësve të asfiksuar që po marrin mjekim është në rritje, por situata është nën kontroll dhe për çdo emergjencë, ka vënë helikopterin në dispozicion.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë.

Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në njoftim. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top