Connect with us

Më shumë se dy orë në Prokurori, nga kush u shoqërua dhe çfarë deklaroi Tahiri për mediat

Video

Më shumë se dy orë në Prokurori, nga kush u shoqërua dhe çfarë deklaroi Tahiri për mediat

Më shumë se dy orë në Prokurori, nga kush u shoqërua dhe çfarë deklaroi Tahiri për mediatF. Tenolli

Lajme

Kaluan më shumë se dy orë që kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ftua nga prokurori Besim Hajdarmataj në Prokurori për të dëshmuar.

Ai nuk humbi kohë dhe u paraqit menjëherë për t'iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve.

Tahiri dyshohet për akuza të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal të sturkturuar dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Ish-ministri është distancuar nga të gjitha akuzat dhe ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në aktivitete kriminale.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në bandën e Habilajve u hodh poshtë nga mazhoranca me shumicë votash në Kuvend.

Tahiri shoqërohej nga avokatët e tij Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari.

Tahiri u shpreh se:

Së pari dua të falënderoj prokurorët që morën parasysh kërkesën time për të patur një gjykim sa më objektiv. U paraqita me kërkesën time për të shkrehur gatishmërinë sot dhe kurdoherë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund me disponibilitetin tim personal për t’ju përgjigjur ]do kërkesë të prokurorisë.Nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush, apo akoma më keq ta kthej në një histori debati politik, unë them që debati politik në lidhje me këtë histori duhet të mbyllet sepse e kam me prokurorinë dhe me shqiptarët. Do t’ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëj dhe këtë se është punë e dyfishtë. Të jeni të bindur se jam i disponueshëm, për t’iu përgjigjur çdo pyetje dhe jam i hapur për çdo hetim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top