Connect with us

Mourinjo refuzon rinovimin e kontratës me Manchester United

Kuriozitete

Mourinjo refuzon rinovimin e kontratës me Manchester United

Mourinjo refuzon rinovimin e kontratës me Manchester United

Trajneri portugez Jose Mourinjo ka refuzuar rinovimin e kontratës që i kanë ofruar krerët më të lartë të klubit nga “Old Trafford”.

Në fakt “Special One” u ka bërë të qartë edhe arsyet e kësaj zgjedhjeje drejtuesve të United.

Mourinjo u ka bërë të ditur se është i përqendruar te puna me skuadrën, duke nënvizuar se dëshiron të përmirësojë më shumë ekipin dhe të fitojë të paktën një titull kampion në Angli gjatë kontratës që ka nënshkruar fillimisht me “Djajtë e Kuq”.

Kështu ka deklaruar trajneri portugez për gazetën “Daily Mirror”. Kontrata aktuale e Mourinjos me Manchester United, skadon në qershor të 2019-s. Gjithsesi aludimet e mediave nuk mungojnë.

Sipas shtypit anglez në këtë refuzim të Mourinjos mund të jetë Paris Saint Germain me klubin francez që ka shfaqur interes për të dhe e ardhmja e Mourinhos mund të jetë në stolin e Parisit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top