Connect with us

Misioni në detin Egje, Forcat Detare shqiptare shpëtojnë jetën e 115 emigrantëve sirianë

Kuriozitete

Misioni në detin Egje, Forcat Detare shqiptare shpëtojnë jetën e 115 emigrantëve sirianë

Misioni në detin Egje, Forcat Detare shqiptare shpëtojnë jetën e 115 emigrantëve sirianë

Plot 115 emigrantë sirianë, fëmijë, gra e burra, kanë mbërritur shëndoshë e mirë në breg, falë profesionalizmit të ekuipazhit të anijes “Oriku”, me mision në detin Egje. Sipas informacioneve të Forcës Detare, emigrantët ishin nisur nga bregdeti turk dhe po udhëtonin drejt ishullit grek, Kios.

Ata janë pikasur nga ekuipazhi i “Orikut”, që më pas ka sinjalizuar efektivët turq dhe grekë. Kanë qenë dy operacione kërkim- shpëtimi të njëpasnjëshme të anijes shqiptare, e cila prej gati një viti përfaqëson Shqipërinë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”.

Në këto 12 muaj, numërohen 700 jetë të shpëtuara, mes të cilëve mbi 300 fëmijë e gra. Anija e Forcës Detare shqiptare është e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO-s në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i gjashtë i Forcës Detare shqiptare.

Ky kontingjent drejtohet nga kapiteni i rangut të 3-të Silvan Boni dhe për herë të parë, pjesë e ekuipazhit janë edhe dy zonja. Togere Aurela Bala dhe rreshtere Esmeralda Murati, janë dy zonjat e para të Forcave të Armatosura shqiptare, pjesë e një operacioni ndërkombëtar detar. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top