Connect with us

“Mori lekë nga Habilajt për fushatë”, Gjiknuri: Pinoku dixhital po sajon lidhje imagjinare

Kuriozitete

“Mori lekë nga Habilajt për fushatë”, Gjiknuri: Pinoku dixhital po sajon lidhje imagjinare

“Mori lekë nga Habilajt për fushatë”, Gjiknuri: Pinoku dixhital po sajon lidhje imagjinare

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se “ka marrë lekë nga Habilajt për fushatën elektorale”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Gjiknuri shprehet se i hedh poshtë këto deklarata që për të janë shpifje.

“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me ta.

Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, shkruan Gjiknuri.

Më herët Berisha bëri publik denoncimin e e qytetarit Dixital ku akuzonte ministrin Gjiknuri se ulej për dreka dhe darka me Habilajt gjatë fushatës elektorale.

“Përshëndetje Doktor! Gjatë fushatës elektorale të fundit, Habilajt uleshin për dreka dhe darka me Damian Gjiknuri në Vlorë. Madje Habilajt kanë edhe regjistrime duke i ofruar para në dorë D. Gjiknurit. Kanë pasur marrëdhënie të rregullt interesash me Gjiknurin. Ju uroj shëndet. Anonim Ju lutem!”.

Moisi Habilaj një nga vëllezërit Habilaj u arrestua në Itali si koka e bandës së traikut të drogës. Dy vëllezërit e tjerë, Artan dhe Florjan Habilaj janë në kërkim. Për çështjen Habilaj u akuzua nga prokuroria edhe ish-ministri, Sajmir Tahiri./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top