Connect with us

Molliqaj-Veselit: Nuk ke vend në institucione, ja ku e ke vendin e rezervuar

Kuriozitete

Molliqaj-Veselit: Nuk ke vend në institucione, ja ku e ke vendin e rezervuar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur rreth kandidimit të Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, duke thënë se ëndrra për tu bërë kryeministër dhe kryetar i Kuvendit iu pamundësua nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Veseli duhet ta kuptojë se […]


Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur rreth kandidimit të Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, duke thënë se ëndrra për tu bërë kryeministër dhe kryetar i Kuvendit iu pamundësua nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Veseli duhet ta kuptojë se nuk ka vend në institucione për të dhe se kanë vetëm një vend të rezervuar për të, pa e cekur atë.

Postimi i tij i plotë:

Thuhej se në kohën kur ishte nën hije, si udhëheqës i organizatës kriminale SHIK, Kadri Veseli ishte njeriu më i fuqishëm në PDK.

Si kryetar i PDK-së, filloi fushatë milionëshe duke e promovuar vetën si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Me të parë rritjen e Lëvizjes tonë, u frikësua dhe ia dorëzoi kandidaturën Haradinajt.

U bë gati për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, por rritja jonë po ia pamundëson edhe këtë.

Nga frika se do të mbetet në opozitë, u dorëzua prapë. Tash deklaroi se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryetar Kuvendi me kushtin që t’ia bëjmë një vend në Qeveri.

Por ai duhet ta kuptoj një gjë: nuk ka vend për të në institucionet e shtetit tonë. Vetëm një vend e kemi të rezervuar për të. Athu ku!?/BS/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top