Connect with us

Flasin djemtë e 77 vjeçarit të plagosur nga RENEA: Më torturuan në sytë e nënës, na shikonte të shtrirë

Lajme

Flasin djemtë e 77 vjeçarit të plagosur nga RENEA: Më torturuan në sytë e nënës, na shikonte të shtrirë

Dy djemtë e të moshuarit Haxhi Lika, i cili u plagos një ditë më parë në aksionin e RENEA-s në Divjakë kanë rrëfyer momentet e operacionit në banesën e tyre.
Pas aksionit në banesë, policia shoqëroi në komisarit dy vëllezërit Martin e Albert Lika, të cilët u lanë pas disa orësh të lirë.

Pas ngjarjes së rëndë në Divjakë ku mbeti plagosur nga Forcat Speciale të Renas 77 vjeçar Haxhi Lika, dy djemtë e tij Martini dhe Alberti tregojnë orët tmerrit të mëngjesit të të së premtes.

Martin Lika: “Pashë që dhe thashë po ndjekin ndonjë njeri, hajdut a kriminel. Sa mbyll dritaren vjen një plumb dhe qëlloi babain mu në kokë. Marr pastaj në telëfon “hajd se na kanë vrarë babanë” me thirrje të tmerrshme.”

Albert Lika: “Mi hoqi syzet mi hodhi në tokë. Unë kam probleme me sytë. I thashë ça bëni se më torturuat, në sy të plakës. Mamaja është e sëmuarë, më shikontë të shtrirë përtokë më shumë më vinte keq për mamanë. I thashë që të më jepnin syzet sepse nuk kam gjendje dhe me thanë “pse do lexosh ti?”.

Deri në Lushnje kam ardhur pa syze me problemet e mia psikologjike. Jam shumë i çoriemtuar dhe shumë i tensinuar edhe për mamanë edhe për babain. Terror jashtë mase në lagje.”

Djali i vogël i Haxhiut kërkon që policia ta përgënjeshtrojë thëniet e saj, sepse sipas tij, në benesën e familjes nuk ka pasur dhe as nuk ka persona që i fshihen drejtësisë.
Martin Lika:

“Hajde pyet në fshat se kush jemi neve. Se po dëgjoj lajme sikur kemi strehuar kriminela. Ne duam një të drejtë, ne duam nga policia që të tërheqi fjalët që ne kemi strehuar kriminela dhe të na lejë rehat.”
Lidhur me armën e gjahut Martin shton se ka tre vite që është mbyllur në dollap pasi i është prishur gjilpëra.
“Armën e gjahut e ka babai, me leje e me të gjitha. Ka 3 vjet që se ka përdorur fare, ajo është prishur tani tek gjilpëra. Unë se kam përdorur fare. As fishekë nuk ka, policia nuk gjeti gjë. ”

Një ditë më parë në spitalin e Tramës ku qëndron i shtruar i moshuari ka shkuar për vizitë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas numrit një të uniformave blu po hetohet çdo veprim i krye nga policia ditën e ngjarjes ku u qëllua me një plumb në kokë 77-vjeçari Lika. Edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një verifikim për efektivët e RENEA-s, ku shumë shpejt do të ketë edhe një përgjigje të autoriteteve për rastin konkret.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top