Connect with us

Ndarja nga jeta e Adela Xhamanit, gafa e policisë në versionin zyrtar

Video

Ndarja nga jeta e Adela Xhamanit, gafa e policisë në versionin zyrtar

Ndarja nga jeta e Adela Xhamanit, gafa e policisë në versionin zyrtarD. Cani

Lajme

Prej pak orësh bota e medias është tronditur nga lajmi i vdekjes së gazetares Adelajda Xhamani.

Vdekja e saj ka ardhur për shkak të një arresti kardiak, teksa ajo vetë ka marrë në telefon ambulancën, po ndërhyrja ka qenë e pasuksesshme.

Mirëpo ka një problem në versionin zyrtar të Policisë së Shtetit në lidhje me rastin.

Sipas tyre gazetarja vuante nga epilepsia, gjë e cila rrëzohet poshtë nga miqtë, familjarët por edhe autopsia që i është bërë gazetares.

‘’Fax News” raporton se përpara dy vitesh gazetarja ka patur në një moment humbje ekuilibri në zyrë, po përmes kontrolleve brenda dhe jashtë vendit nuk është gjetur shkaku i këtij ç’ekuilibrimi të momentit.

Burimi në fjalë thekson që pas kësaj ajo nuk ka pasur asnjë shenjë tjetër të një ç’rregullimi shëndetësor.

Nuk dihet ende pse Policia e Shtetit ka nxituar të japë një konkluzion të tillë të pabazuar, pasi edhe vetë e sqaron se pritet vendimi i mjekut ligjor.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Telefonata e fundit e Adela Xhamanit, si e morën vesh miqtë lajmin e kobshëm

BalkanWeb mëson se për të treguar gjendjen e saj fizike Adela ka telefonuar të fundit një mikun e saj, të cilit i ka kërkuar të thërriste një ambulancë.

Të pikëlluar e të shokuar janë të gjithë miqtë e saj, që me statuse nëpër rrjetet sociale s’kanë nguruar të postojnë kujtimet më të bukura që kishin me të. “Nuk mund ta besoj”, “Ma bëre me hile”, shkruajnë ata ndër të tjera.

FERNANDA CENKO: Se mendoja dot kurre qe nje prej mengjeseve te ngrihesha me lajmin me tmerrshem qe me dhane per ty! E embla jone gabove per kete kurajo qe pate sot! Ti ishe kurajoze, por jo deri ketu sa te viheshe ne sfide edhe me vdekjen kaq heret. Qofsh e xhenetit! Zoti te mbajte mes te mireve! Keto buzeqeshje do na mungojne gjithe jeten sepse mblidheshim bashke gjithmon. E bukura jone nuk kam fjale per ty!

NEVILA SAMARXHI: Merzia ime i ka kaluar kufijte ne diten e sotme. Ma bere me hile me the do pinim kafe pse ike kaq shpejt. Adela Xhamani me merzite sot shummeee edhe pse me thoshe mos e vrit mendjen. Kush do me thote tani te kisha une gjysmen e pasionit tend 🙁 zoti te befte engjell ashtu sic je. Te deshi per vete 🙁 🙁 .. nuk kam fjale vec lot dhe para syve heren e fundit qe ta bera me dore teksa i jepje makines 🙁

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top