Connect with us

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe drogë, kush janë dy të arrestuarit

Kuriozitete

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe drogë, kush janë dy të arrestuarit

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe drogë, kush janë dy të arrestuarit

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve italiane, janë vënë në prangat e policisë në vijim të operacionit të “Vjeshtë 2017”.

Të arrestuarit rezultojnë të kërkuar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Policia e Durrësit vuri në pranga gjatë ditës së djeshme Gëzim Aleksin 41 vjeç, banues në Shijak dhe Dashamir Hersin 48 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të Aleksi Gjykata e Brescia-s në Itali ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Vrasja”.

Ndërkohë në ngarkim të Hersit, Gjykata e Peskarës ka lëshuar urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Gëzim Aleksi ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më 12 tetor, ndërsa Dashamir Hersi më 17 tetor.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top