Connect with us

Nëna fut fëmijët në furrë dhe i djeg për së gjalli, videon ja nis babait

Kuriozitete

Nëna fut fëmijët në furrë dhe i djeg për së gjalli, videon ja nis babait

Nëna fut fëmijët në furrë dhe i djeg për së gjalli, videon ja nis babait

Një nënë ka futur të gjallë në furrë fëmijët e saj dhe videon e klithmave të tyre ja ka nisur të atit.

Detektivët thonë se Lamora Williams i ka futur dy djemtë e saj Ke’Younte Penn, 2 vjeç dhe Ja’Karter Williams, 1 vjeç, në furrën e kuzhinës.

Një ekspertizë e policisë ka arritur në përfundimin se 24-vjeçarja i vrau të miturit “duke i futur në një furrë dhe duke e ndezur atë”.

Ka qenë i ati i fëmijëve ai që, teksa i ka parë duke u përpëlitur, ka thirrur policinë.

“Ja’Karter, Keynote bota ime, gjithçka imja. Jam i humbur”, tha ai.

Policët arrestuan të shtunën gruan, 1 ditë pasi ajo dyshohet se vrau dy fëmijët.

Ajo u tha hetuesve se fëmijët kishin qenë me dadon të premten, por kur ajo u kthye në shtëpi i gjeti të pajetë.

Të afërmit e gruas u kanë thënë mediave lokale në Atlanta se Williams vuante nga një çrregullim mendor.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top