Connect with us

Në kërkim të Habilajve, prokuroria e policia mendojnë se janë në Babicë të Vlorës

Video

Në kërkim të Habilajve, prokuroria e policia mendojnë se janë në Babicë të Vlorës

Në kërkim të Habilajve, prokuroria e policia mendojnë se janë në Babicë të VlorësG. Hasani

Lajme

Ndërkohë që vëmendja është drejtuar nga Kryesia e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Tahiri me kërkesë të prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të tij, nga ana tjetër vijon operacioni për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Vlorë janë në ndjekje të Florian Habilajt dhe personave të tjerë, për të cilët ka urdhër arresti nga prokuroria italiane. Burimet për Klan Tv thonë se për këtë qëllim janë thirrur për t’u marrë në pyetje njerëz që mund të kenë dijeni mbi lëvizjet, apo vendndodhjen e personave të dyshuar, për të cilët ka urdhër arreste.

Nga ana tjetër, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se personat ndaj të cilëve ka urdhër arreste nga prokuroria italiane ndodhen ende në Babicë, apo zona të tjera të Vlorës.

Një ditë më parë, policia arrestoi Nezir Seitajn, për të cilin prokuroria italiane e Katanias ka lëshuar një urdhër arrest. Po kështu më 19 Tetor, policia arrestoi në Babicë Armand Koçerrin. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan afërsisht 4 tonë kanabis. Kjo sasi lënde narkotike, e sekuestruar sipas Policisë dhe Prokurorisë i përket grupit të Habilajve.

Te-arrestuarit

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top