Connect with us

“Në kulmin e skandalit “Tahiri”, Ramës i lihet në dorë zgjedhja e kryeprokurorit”

Video

“Në kulmin e skandalit “Tahiri”, Ramës i lihet në dorë zgjedhja e kryeprokurorit”

"Në kulmin e skandalit "Tahiri", Ramës i lihet në dorë zgjedhja e kryeprokurorit"A. Naçi

Lajme

bushati

Ditën e djeshme, specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius dhanë rekomandimin se pas mbarimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla më 3 dhjetor, ky i fundit nuk duhet të rrijë asnjë ditë më shumë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Si një zgjidhje, juristët ndërkombëtar, dhanë atë të zgjedhjes së një kryeprokurori të ri nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash. Duket se ky lajm e ka shqetësuar gazetarin Andi Bushati i cili sjellë në analizën e tij se kjo skemë nga OPDAT dhe Euralius, në një skandal të tillë si ai i "Tahirit", duket se kërkojnë që kryeprokurorin do ta ketë në dorë Edi Rama.

Kjo pasi, sipas Bushatit, me shumicë votash në Kuvend, kryeprokurori i ri do të zgjidhet ai që dëshiron kryeministri.

Shkrimi i Andi Bushatit:

Skadimi i mandatit të Adriatik Llallës duket se ka ndezur një përplasje të re në vend. Nga njëra anë janë socialistët që numërojnë ditët me gishatat e dorës, për të hequr qafe sa më parë, një njeri të vendosur me votat e dyshes Berisha- Meta.

Megjithëse gjatë ushtrimit të mandatit të tij ai nuk i ka futur asnjë gjemb në këmbë Rilindjes, përpos disa deklaratave, që më shumë kanë krijuar tym sesa kanë dhënë efekte, PS po e pret me padurim çlirimin e prokurorisë nga ai që e ka etiketuar si kundërshtar dhe vendosjen atje të një njeriu të saj.

Në anën tjetër është opozita që ka ngritur alarmin se socialistët po shfrytëzojnë vakumin ligjor (Kushtetuta e parashikon që kryeprokurori i ri t’i propozohet kuvendit nga Këshilli i lartë i prokurorisë që nuk është ngritur ende) për të vendosur të zgjedhurin e tyre në këto kohë të nxehta për prokurorinë.

Pikërisht në mes të këtij debati janë futur si pykë edhe specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius që kanë bërë një propozim kontravers. Sipas tyre Adriatik Llallës nuk mund t’i zgjatet mandati përtej fillim dhjetorit. Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet, sepse organet e parashikuara nga reforma në drejtësi, nuk janë gati ende. Prandaj ata sygjerojnë zgjedhjen e një prokurori kalimatar (siç e parasheh ligji për prokurorinë). Por, ajo që bën më çudi në propozimin e tyre është se parlamenti këtë kryeprokuror mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë: Pra vetëm me votat e Edi Ramës.

Dhe këtu turbullia është e madhe. A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri? A mund t’i varen atij mëlçitë në qafë kur në rrejtën e hetimeve mund të bien edhe uqër të majmë në Durrës apo Elbasan?

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në këtë periudhë konfuze a mund të vendoset në krye të organit të akuzës një njeri i kryeministrit?

Ata që duan të paqtojnë ujrat thonë se koha e tij në detyrë do të jetë e limituar (sa të zgjidhet këshilli i lartë i Prokurorisë) dhe për pasojë efekti i tij nuk do të ndihet shumë. Por, për këtë askush nuk jep garanci. Sepse siç është shtyrë deri tani ngritja e organeve të reja mund të degdiset për në kalendat greke, apo aq sa kohë t’i duhet mazhorancës për të zgjidhur hallet e saj.

Ka dhe një pretendim të dytë që tenton të qetësojë gjakrat. Sipas tij, reforma në drejtësi, tashmë në fuqi, i ka reduktaur ndjeshëm influencat e Prokurorit të përgjithshëm, dhe çdo vartës i tij me integritet mund të vazhdojë hetimin e dosjeve të nxehta pa pyetur për shefin që ka mbi kkokë dhe pa i dhënë llogari atij.

Atëherë, relativizojnë mbrojtësit e këtij pretendimi, nuk ka kuptim gjithë kjo zhurmë e madhe se kush po e kap prokurorinë.

Por paradoksalisht, ky argument, ngërthen mbi vete edhe të kundërtin e tij. Po atëherë, kur qenka kaq e parëndësishme pse u dashka zgjedhur kryeprokurori kalimtar (I përkohshëm) vetëm me votat e PS?

Po të shikosh se si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e kreut të organit të ri të akuzës (Pas tre propozimeve që bën Këshilli i lartë i Prokurorisë i pa ngritur ende) ai kërkon 3/5 e votave të kuvendit. Madje madje, si garanci politike u vendos një dispozitë kalimtare që herën e parë ai të zgjidhej me 2/3 votave.

Pra, nëse në këtë moment jemi në një ngërç ligjor, nëse mekanizmi i plotë i paraparë nga reforma në drejtësi nuk është vënë ende në punë, përse mos zgjidhjej edhe pasardhësi kalimtar i LLallës me një votim konsensual, ashtu sikurse parasheh fryma e kushtetutës?

Nëse vërtet donin të tregoheshin dashamirës me Ramën specialistët e EURALIUS – OPDAT-it mund të kishin propozuar këtë rrugë. Së pari ata do ta zhvishnin kryeministrin nga akuzat se po kap prokurorinë. Së dyti nëse njerzit e tij dalin të pafajshëm nga hetimen ku janë përfshirë, Rama do të lehtësohej edhe nga hamendësmet se i ka mbyllur në mënyrë okulte këto çështje.

Dhe të gjithëve juristët ndërkombëtarë do të na shmangnin debatin e kotë se kush po e rëmben vendin bosh të Llallës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top