Connect with us

Në prag martese, ja si duket sot “Taulanti që kërkonte një motër”

Video

Në prag martese, ja si duket sot “Taulanti që kërkonte një motër”

Në prag martese, ja si duket sot “Taulanti që kërkonte një motër”F. Gjoni

Kuriozitete

Nostalgjia për t’iu rikthyer edhe njëherë filmave të vjetër shqiptar, e veçanërisht disa prej tyre të cilët kanë lënë një shije mjaft të mirë tek publiku, na përfshinë të gjithëve.

Ndër filmat të cilët kanë mbetur në memorien tonë me batutat apo personazhet tipike, është edhe “Taulanti kërkon një motër”, me regji të Xhanfize Keko.

Të gjithë e mbajnë mend djalin 4-vjeçar i cili u kërkonte me ngulm prindërve që t’i bënin një motër dhe të mos kishte me “statusin” e fëmijës së vetëm të familjes.

Në rolin e Taulantit, të një fëmijë nga një familje intelektualësh, i përkëdhelur por shumë i ëmbël, ai fitoi zemrën e të gjithëve.

Por si duket sot Taulanti pas kaq shumë vitesh?!

Ai tashmë është një arktiket i zoti dhe quhet Donald Kokona. Edhe pse hapat e parë i hodhi në botën e aktrimit, Donaldi në një intervistë të dhënë sot në “Pasdite në Top Channel” u shpreh se arkitektura ka qenë pasioni i tij i madh.

Ai i kujton me nostalgji të gjitha ato detaje dhe etapa që kaloi në filmin që e bëri fëmijën e dashur dhe “Vipin” e asaj periudhe.

Sot Donaldi është në një tjetër fazë të rëndësishme të jetës, e së shpejti duket se do të krijojë familjen e tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top