Connect with us

Nis testimi i autobusit të parë elektrik, Veliaj: Tirana është në avangard

Kuriozitete

Nis testimi i autobusit të parë elektrik, Veliaj: Tirana është në avangard

Nis testimi i autobusit të parë elektrik, Veliaj: Tirana është në avangard

Pas licencimit të kompanisë së parë të taksive elektrike, në rrugët e kryeqytetit ka nisur edhe testimi i autobusit të parë duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt një revolucioni të gjelbër.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në testimin e autobusit të parë elektrik në linjën Kinostudio- Kombinat, që pritet të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët, kosto më të ulët dhe njëkohësisht të ulë nivelin e ndotjes në kryeqytet.

Veliaj deklaroi se Tirana ndodhet në avangardë të zhvillimit dhe se përmes transportit të ri elektrik, do të renditet mes kryeqyteteve të para në Europë që ndërmarrin këtë nismë.

“Ajo që po ndodh sot në Tiranë është ajo që po ndodhte dje edhe në Paris, ku zyrtarët e Bashkisë po testonin dy autobusë si po performonin në linjat e Parisit. Në vend që ta mbushim Tiranën me kabuj të tramit apo teknologji që i përkasin viteve ’70, tani që kemi vendosur të zhvillohemi, të shkojmë të kapim teknologjinë më moderne, atë që është sot më avangardë.

Tirana është avangard. Më vjen mirë që ne jemi në këtë fashë të parë të qyteteve që po shkojnë drejt këtij zhvillimi”, tha Veliaj duke shtuar se ndonëse në fillim nisma të tilla ndezin debate, Bashkia e Tiranës ka treguar se ato kanë prodhuar rezultatet fantastike për kryeqytetin.

“Ne sapo licencuam kompaninë e parë të taksive elektrike në Tiranë. Ne kemi disa stacione të karikimit, parkingje nëntokësore. Të gjithë këto gjëra në thelb janë rezultat i vendimeve guximshme që kanë prodhuar debat, por në kohë të shkurtër ne ia kemi parë hajrin”, tha ai.

Bashkia e Tiranës po planifikon dhe rishikimin e legjislacionit aktual, ndërsa premtoi se në bashkëpunim dhe me qeverinë qendrore, do të krijohen lehtësi që të nxitet përdorimi i transportit elektrik.

Kreu i Bashkisë siguroi se brenda një kohe të shkurtër i gjithë transporti publik do të revolucionarizohet duke u modernizuar me autobusë elektrik. Veliaj u kërkoi operatorëve ekzistues që të modernizojnë flotën e tyre, ndërsa paralajmëroi dhe ngritjen e një flote autobusësh nga vetë bashkia e Tiranës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top