Connect with us

“Një nënë dhe një teze e lumtur” (Foto)

Showbiz

“Një nënë dhe një teze e lumtur” (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili ka pak ditë që është bërë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Uliks.

Lajmin për këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shfaqet dorën e saj kapur me dorën e bebushit dhe bashkëshortit të saj Valit.

Diva ka arritur të marrë menjëherë urimet e para nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj, gjersa shumë të entuziazmuara kanë qenë edhe Zanfina me Emën, të cilat përjetuan për herë të parë ndjenjën e të bërit teze.

Zanfina publikoi gjatë ditës së sotme (e premte) një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte një veshje bebesh në të cilën shkruhej “Halla ime është beqare, pyet prindërit e mi për më shumë detaje”, veshje të cilën e mendonte të përshtatshme për Uliksin.

Nuk vonoi shumë, dhe Zanfina hodhi dhe një tjetër fotografi në Instagram, kësaj radhe një foto ku ajo shfaqej bashkë me motrën e madhe Adelinën, dhe në mbishkrimin e saj shkruan në gjuhën angleze “një nënë e lumtur, një teze e lumtur”.

Duket sa familja Ismaili janë shumë të lumtur që Adelina solli një anëtar të ri në familje, pasi një viti vuajtjesh për humbjen e më të shtrenjtës së tyre, Mona Ismailit. /Telegrafi/

Happy mom,happy aunt 👼🏼

A post shared by M 🖤 (@zanfina.ismaili) on

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top