Connect with us

Njihuni me shqiptarin në Bruksel që bëri të përqafohen “12 armiq”

Kuriozitete

Njihuni me shqiptarin në Bruksel që bëri të përqafohen “12 armiq”

Njihuni me shqiptarin në Bruksel që bëri të përqafohen “12 armiq”

12 studentë të ardhur nga vende me histori luftërash e konfliktesh kanë lënë pas të shkuarën dhe kanë dhënë një mesazh të fortë paqeje dhe tolerance në një spot mjaft të veçantë.

Ka qenë pikërisht ideja e një të riu shqiptar, Arlind Cara i cili studion dhe punon në Universitetin e Lirë të Brukselit, VUB, që të bëjë bashkë studentët e ardhur nga 4 kontinente të botës.

Pjesë e kësaj videoje frymëzuese janë edhe i riu shqiptar që studion në VUB, Anton Gurra së bashku me një studente serbe të quajtur, Aleksandra.

Ky spot është transmetuar në hapjen e vitit akademik të VUB në shtator të këtij viti ku është mirëpritur nga një audience prej 2500 personash në “Bozar” një nga sallat më të njohura të kulturës në Bruksel dhe Belgjikë.

“Përqafo Diversitetin, Përqafo Botën” është slogani i këtij spoti.

Një element tjetër i veçantë i këtij spoti është edhe kolona zanore e cila është një instrumental i këngës së famshme “Imagine” të John Lenon që njihet botërisht si një himn i paqes.

Shihni videon e mëposhtme./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top