Connect with us

Njihuni me zëdhënësen e policisë që s’do që të kapen kriminelët

Video

Njihuni me zëdhënësen e policisë që s’do që të kapen kriminelët

Njihuni me zëdhënësen e policisë që s'do që të kapen kriminelëtM. Gjini

Vec-e-jona

Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme dhe sigurisht aspak profesionale ka ndodhur me zëdhënësen më të re të Policisë së Tiranës, zj. Santjola Kodra.

Zonja në fjalë është caktuar si zëdhënëse vetëm pak ditë më parë, përkatësisht në datën 07 nëntor 2017, pas largimit të zëdhënëses tjetër për arsye studimore. Menjëherë pas këtij informacioni në grupin e aplikacionit Whatsapp që policia e Tiranës ka hapur për të komunikuar me gazetarët, filluan urimet dhe falenderimet ndaj urimeve duke e zbehur shumë seriozitetin e një grupi ku Policia e Tiranës shpërndan njoftimet e saj për kapjen apo arratisjen e kriminelëve.

Pas kësaj redaksia jonë komenton në grup në mënyrë ironike me fjalët “Ndonjë kriminel të kapur ka patur apo të vazhdojmë me urimet?”, në mënyrë që ndërkohë kriminelët të mos “përfitonin” nga “festa e urimeve” dhe t’i shpëtonin policisë.

Por për çudi zëdhënësja e re pas disa ditësh e heq redaksinë tonë nga grupi i gazetarëve. Nuk dihet nëse ky skandal është bërë me miratimin apo jo të shefave të saj, apo është thjesht një kapriço e momentit e zëdhënëses së re si hakmarrje ndaj komentit tonë, por sigurisht nuk është aspak profesionale.

Cilado të jetë arsyeja, njihuni në vijim me zëdhënësen e policisë që s'do që të kapen kriminelët.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top