Connect with us

Ofendoi Donald Trump, gruaja pushohet nga puna

Kuriozitete

Ofendoi Donald Trump, gruaja pushohet nga puna

Ofendoi Donald Trump, gruaja pushohet nga puna

Mjaftoi një veprim i saj për t’i kushtuar vendin e punës. Kjo fotografi e një gruaja, që shfaqet afër makinës së Presidentit Donald Trump, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ajo shihet teksa, përmes një veprimi jo të hijshëm, ofendon kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Por, gruaja nuk i mendoi gjatë pasojat. Juli Briskman u pushua menjëherë nga puna, pasi në pamje shfaqej duke bërë një gjest të pazakontë, duke ngritur gishtin e mesit.

Gjithçka ndodhi me 28 tetor, kur Trump po shkonte në resortin e tij të golfit, kur gruaja po pedalonte.

Vetëm një ditë pasi e publikoi në rrjetet sociale, kompania Akima LLC e telefonoi për një mbledhje, në të cilën u vendos se nuk duhet të kthehej më në punë.

Ndërkohë, gruaja e ka argumentuar veprimin e saj me politikat që po ndjek Trump ndaj emigrantëve. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top