Connect with us

Rama nuk ka parë gjë akoma, Kryemadhi: Tahirin e hoqi DASH, jo LSI

Kuriozitete

Rama nuk ka parë gjë akoma, Kryemadhi: Tahirin e hoqi DASH, jo LSI

Rama nuk ka parë gjë akoma, Kryemadhi: Tahirin e hoqi DASH, jo LSI

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në një vend normal qeveria do të kishte rënë pas ngjarjeve të rënda të regjistruar së fundmi.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Kryemadhi thotë se nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që Ministri i Brendshëm të përfshihet në të gjithë skemën e një bande kriminale të strukturuar.

Dhe sipas saj, një nga arsyet pse Rama e shkarkoi z. Tahiri ka qenë raporti i Departamentit të Shtetit në të cilin ai u kërcënua, që nëse nuk hiqte z. Tahiri, emri i tij do të ishte i shkruar në raportin e Departamentit të Shtetit.

E pyetur për aksionin opozitar, Kryemadhi thotë se Rama po e zhvendos debatin nga institucionet legjitime dhe do të futet në një fushë tjetër që vërtet nuk ka parë asgjë akoma.

Për këtë të enjte por edhe për seancat në vazhdim keni një skenar për mënyrën si do silleni me qeverinë?

Në fakt gjuha e të gjithë përfaqësuesve të LSI, që në fushatën e zgjedhjeve, ka qenë mjaft e ashpër. Sepse ishin personat e parë që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me bandat dhe me krimin e organizuar.

Në çdo moment që ne mund të bënim një denoncim, shihnim që viktima kthehej në të pandehur dhe i pandehuri kthehej në super shtet, pra ishte ai që drejtonte shtetin. Dhe kjo gjuhë qe në tre-katër javët e fushatës dhe më pas ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve dhe gjatë periudhës së gushtit kur të gjithë njerëzit ishin me pushime ne vazhdonim një gjuhë të tillë. Sigurisht që ngjarjet e fundit kanë qenë shumë të rënda.

Në një vend normal dhe në një vend demokratik qeveria do kishte rënë faktikisht. Sepse nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë i përfshirë në të gjithë skemën e një bande kriminale të strukturuar.

Dhe një nga arsyet pse z. Rama e shkarkoi z. Tahiri ka qenë raporti i Departamentit të Shtetit në të cilin ai u kërcënua, që nëse nuk hiqte z. Tahiri, dhe për këtë mund të pyesni personat përgjegjës të kësaj skeme, emri i tij do të ishte i shkruar në raportin e Departamentit të Shtetit.

A keni pasur opozitë?

Ka qenë një opozitë e përçarë. Opozita deri në momentin e marrëveshjes së 18 majit ishte në rrugën e duhur, sepse edhe ne nuk do të hynim në zgjedhje nëse edhe Partia Demokratike nuk do të hynte.

Por, juve u regjistruar në KQZ. Ju e bëtë fakt të kryer këtë, pasi në ditën e fundit të afatit, ju bëtë regjistrimin…

Por unë mund të mos hyja në zgjedhje edhe një ditë përpara tyre. Ne shpresonim që deri në momentin e fundit, Partia Demokratike do të hynte në zgjedhje. Pastaj, mënyra se si u përdor marrëveshja e 17 majit, që vlen për t’u diskutuar nga elementë të tjerë.

Çfarë doni të thoni ju me shprehjen që keni thënë në Kuvend “Edi Rama nuk ka parë asgjë akoma”?

Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë që nuk ka parë asgjë akoma. Ai po e zhvendos debatin nga institucionet legjitime dhe do të futet në një fushë tjetër që vërtet nuk ka parë asgjë akoma.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top