Connect with us

“Organizatat kriminale shqiptare po na mbushin me drogë”, Shefi grek i anti-drogës jep alarmin

Video

“Organizatat kriminale shqiptare po na mbushin me drogë”, Shefi grek i anti-drogës jep alarmin

"Organizatat kriminale shqiptare po na mbushin me drogë", Shefi grek i anti-drogës jep alarminS. Bardhi

Lajme

Trafiku i drogës dhe grupet kriminale janë çështja aktuale e diskursit publik këtë moment në Shqipëri, por me sa duket ky problem është shtrirë edhe përtej kufijve tanë.

Shefi i Luftës kundër Drogës nga policia e Athinës ka dhënë alarmin se Greqia po furnizohet me drogë nga organizatat kriminale shqiptare.

Konstantinos Panagiotopoulos u shpreh për “Zougla.gr”:

Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës.”

Ndër të tjera “Zougla.gr” shkruan:

Greqia, sipas Prokurorisë, nuk është një vend prodhues i narkotikëve, përveç kanabisit, ku ka patur një rritje në tre vitet e fundit në lidhje me bujqësinë hidroponike. Ne jemi në thelb një vend tranzit, i përdorur nga një kartel ndërkombëtar, që droga të shkojë në tregjet e tjera evropiane me vëllime më të mëdha. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i sasive mbeten në Greqi, të cilat duhet të trajtohen. Gjatë katër viteve të fundit (2014-2017) vetëm nga DEA u sekuestruan, 484 kg kokainë, heroinë 800 kg, 9 ton 900 kg kërp të papërpunuar, 387 kg kërp trajtuar dhe 12.950 fidanë kanabis. Natyrisht, sasitë e konfiskimeve të drogës janë më të mëdha, pasi që operacionet e portit po kryhen nga Porti dhe gjithashtu nga ADP."

Për ritheksim kreu i Prokurorisë greke tha në mbyllje:

Nga dëshmitë që kemi, shqiptarët mbeten udhëheqës në prurjen dhe shpërndarjen e kokainës në Greqi. Pastaj vijnë grekët, serbët dhe Shkupi, kryesisht pranë kufirit.”/Artikulli i plotë vijon në Zougla.gr/Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top