Connect with us

Pajisi me armë një person me precedentë penalë, arrestohet efektivi i policisë

Kuriozitete

Pajisi me armë një person me precedentë penalë, arrestohet efektivi i policisë

Pajisi me armë një person me precedentë penalë, arrestohet efektivi i policisë

Një efektiv i policisë është vënë nën akuzë dhe është arrestuar, i akuzuar se ka mundësuar pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës pranë ministrisë së Brendshme, ndaloi sot një punonjës policie si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati dy javor për nënkomisar Gjergji Azisllari, me detyrë specialist për hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.

Azisllari akuzohet se ka përpiluar vërtetimin e besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.

I dyshuari u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të tetorit, në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”.

Në këtë operacion u arrestua edhe shtetasi M.F., si dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë. Pas veprimeve proceduraiale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i policisë Azisllari akuzohet nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës.

Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit.

SHÇBA ka nisur një inspektim në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë për procedurat e ndjekura nga strukturat përgjegjëse, për pajisjen me leje për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrit.

SHÇBA ka në dispozicion numrin falas 0800 90 90 për denoncime për çdo qytetar, kur konstaton shkelje apo abuzime nga punonjës të policisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top